Vrasja e kryepolicit, policia shikon kamerat, atentatori është larguar me bicikletë

Kronikë e zezë

Vrasja e kryepolicit, policia shikon kamerat, atentatori është larguar me bicikletë

Më: 8 prill 2017 Në ora: 21:29
Artan Cuku

(E plotësuar) - Dy dyshohet të jenë autorët e vrasjes me armë zjarri të ndodhur këtë të shtunë pranë liqenit artifcial në Tiranë, ku mbeti i vdekur ish – Drejtori i Policisë së Vlorës, Artan Cuku. Gazetari Spartak Koka nga vendgjarja bën me dije se ekzekutori i Cukut ka qenë i kamufluar dhe është larguar me biçikletë. Autorët dyshohet të kenë përfituar nga errësira dhe kanë arritur të largohen në rrugicat dytësore, të cilat lidhin me stadiumin Dinamo dhe sheshin Willson.

Gazetari Koka raporton gjithashtu se Cuku është qëlluar me armë zjarri në hyrjen e pallatit, teksa po futej për në ashensor. Më herët, ai kishte qenë i ulur në një lokal aty pranë.

Policia po këqyr në këto momente kamerat e 4 bizneseve, mes të cilave një supermarketi dhe një karburanti aty pranë.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20:30 në “Rrugën e Kosovarëve”.

Vendi ku u vra ish-drejtori i policisë së Vlorës, qytetarët dëgjuan krismat

Artan Cuku, ish-drejtor i policisë së Vlorës u ekzekutua pak minuta më parë në lagjen “Tiranë e Re”, në “rrugën e Kosovarëve”, pranë zonës së Liqenit Artificial në kryeqytet.

Ndërsa në vendngjarje ka mbërritur policia që po punon për identifikimin e autorëve, sipas informacioneve mësohet se kanë qenë qyetarët ata që kanë njoftuar forcat blu pas dëgjimit të krismave.

Artan Cuku ka qenë nëndrejtor i policisë së për krime të rënda në Tiranë nga viti 2009 deri në vitin 2011.

Më pas, Cuku mbajti detyrën e Drejtorit të Policisë së Vlorës nga viti 2012 deri në vitin 2013.

Më pas u largua nga detyra dhe mësohet se këto kohë ka qenë jashtë radhëve të policisë duke u marrë me aktivitet privat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat