Ky është Elidon Mehmeti, që u vra me breshëri kallashnikovi

Kronikë e zezë

Ky është Elidon Mehmeti, që u vra me breshëri kallashnikovi

Më: 10 prill 2017 Në ora: 09:47
Policia shqiptare

Personi në foto është viktima Elidon Mehmeti që u ekzekutua me breshëri kallashnikovi mbrëmë rreth orës 23:00 në lagjen Pavarësia të qytetit të Vlorës.

Ai u ekzekutua brenda makinës së tij në lëvizje nga persona të paidentifikuar, të cilët qëlluan nga një tjetër makinë.

Policia është duke hetuar shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë që tronditi qytetin bregdetar.

Ndërkohë që mëngjesin e sotëm në Urën e Mifolit u gjet një makinë e djegur që dyshohet se është përdorur nga vrasësit e viktimës.

Image
Viktima në Vlorë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat