Tronditëse në Berat, 3-vjeçarja humb jetën në spital, e ëma: Mjekët më thonin rri se s’mer vesh

Kronikë e zezë

Tronditëse në Berat, 3-vjeçarja humb jetën në spital, e ëma: Mjekët më thonin rri se s’mer vesh

Më: 11 prill 2017 Në ora: 13:13
Ilustrim

Një ngjarje e dhimbshme është diskutuar ditën e sotme në emisionin “Me zemër të hapur”.

Pas lajmit se një vajzë 3-vjeçare humbi jetën në spital pak ditë më parë, e ëma e saj, Anila Derrasa duket se nuk gjen paqe, dhe akuzon mjekët për humbjen e së bijës.

Vajza e Anilës, Iza vdiq në ditën e tretë në spital, por nëna e saj thotë që nuk vuante nga ndonjë sëmundje e veçantë. Ajo ka treguar me detaje të gjithë ngjarjen që kur shtroi vajzën në spital, e deri kur ajo ndërri jetë.

“Infermierja u tregua mizore. I gjithë populli i Beratit është shokuar, se ajo shkoi në spital duke kërcyer e duke qeshur. Unë sa i hoqa termometrin vajzës kishte shumë ftohtë, i hodha xhup e batanije por prapë kishte ftohtë. E çova tek doktoresha, ajo i ngre rrobat dhe thotë: Ka reaksion. E mora vajzën e çoj te dhoma ku bënte serumin dhe ma morën vajzën dhe e çuan në reanimacion. Unë u mbyta në lot dhe shkova ta shoh, lloj lloj infermieresh vinin aty që unë i thoja shikoni se vajza nuk është mirë, e ato më thonin: ik se nuk mer vesh. Ata nuk iu afruan njëherë te koka. Asnjëherë nuk ishin prezentë tek koka e vajzës. Kur vjen shefi i pavionit ta kontrollojë, vajza u çua dhe kërkoi suko. I ati ia dha, por vajza nuk e pinte dot. U lëshua direkt, i punonte vetëm zemra, dhe vetëm nxirrte djersë. Po të kishin shpëtuar Izën e vogël do bënin një mrekulli, por tre mjekët e infermierët e spitalit të Beratit nuk u përkushtuan sa duhet,” rrëfen e ëma e viktimës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat