Parandalohet vrasja në familje, arrestohet autori

Kronikë e zezë

Parandalohet vrasja në familje, arrestohet autori

Më: 12 prill 2017 Në ora: 17:11
Ilustrim

Policia në Krujë njofton se ka parandaluar këtë të mërkurë një krim brenda familjes, përmes ndërhyrjes në kohë të agjentëve.

Burime policore lokale bëjnë me dije se, uniformat blu kanë vënë në pranga Genci Boja, 54 vjeç, i cili kishte planifikuar të vriste me armë zjarri bashkëshorten e tij, me inicialet L.B., me detyrë oficere policie.

Ndërhyrja në kohë parandaloi gjithçka dhe gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e 54-vjeçarit, një furon, është gjetur arma me të cilën do të kryente krimin, një kallashnikov dhe 40 fishekë.

Arma është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërkohë që të dhënat hetimore i kanë kaluar prokurorisë së rrethit, për akuzat “dhunë në familje” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat