Aksident i tmerrshëm në Gostivar, një i vdekur

Kronikë e zezë

Aksident i tmerrshëm në Gostivar, një i vdekur

Më: 13 prill 2017 Në ora: 14:55
Ilustrim

Disa minuta pas mesnatës ka ndodhur një aksident i tmerrshëm në fshatin Kunovë ku një veturë e tipit ”Opel Ascona” e drejtuar nga personi LL.D (56) nga Gostivari ka dalë nga rruga dhe është lënduar.

Nga lëndimet e rënda, ai ka vdekur në vendin e aksidentit.

Trupi dhe vetura janë gjetur sot rreth orës 13.

Hetuesi kujdestar dhe ekipet e policisë rajonale e kanë bërë raportin e aksidentit nga shenjat e gjetura dhe trupi i të ndjerit do të dërgohet për obduksion. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat