Vrasja në Durrës, gruaja e viktimës: Më masakruan burrin, molla e sherrit ishte Jurgen Kurti

Kronikë e zezë

Vrasja në Durrës, gruaja e viktimës: Më masakruan burrin, molla e sherrit ishte Jurgen Kurti

Më: 14 prill 2017 Në ora: 17:40
Ilustrim

Bashkëshortja e Agimit Arapit, 60-vjeçarit të rrahur për vdekje në Durrës dy ditë më parë, ka thënë se molla e sherrit që çoi në vdekjen e të shoqit ishte Jurgen Kurit.

Ajo tha për News 24 se i kërkoi Jurgenit qiranë e tubit të aspirimit dhe ishte pikërisht ai që acaroi situatën.

Më pas, dy vëllezërit Ekonomi erdhën në dyqan, mbyllën qepenin dhe masakruan Agimin, ka shtuar ajo. Gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë, Jurgeni duket që i thyen hundën me sende të forta Agimit, vijon ajo.

Vjollca Arapi kërkon burgosjen e Jurgen Kurtit, për të cilin thotë se është përgjegjës për dy vrasje (Jurgen Kurti është akuzuar edhe për vrasjen e të atit). Pas krimit në Durrës, Jurgen Kurti u shoqërua nga policia por më pas u la i lirë. Dy të akuzuarit e tjerë, Kujtim dhe dhëndri Konstandin Ekonomi u arrestuan.

Jurgen Kurti ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave dhe opinionit publik para 1 viti. Në vitin 2016, ai u arrestua pas një sherri në familje ku mbeti i vdekur babai i tij. Pas disa seancave gjyqësore, Jurgen Kurti u lirua nga Gjykata e Tiranës pasi kjo e fundit e cilësoi vetëmbrojtje faktin që qëlloi për vdekje babanë e tij.

Ndërkohë, i biri i viktimës shprehet: Pashë tmerr me sy, babai ishte i shpërfytyruar. Mjekësia ligjore ka dalë në përfundimin se 60-vjeçari Agim Arapi ka ndërruar jetë si pasojë e problemeve që ka pasur me zemrën dhe nuk ka përballuar dot goditjet me grushte të autorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat