Kanosje, armë ilegale dhe avokati i rrejshëm

Kronikë e zezë

Kanosje, armë ilegale dhe avokati i rrejshëm

Më: 15 prill 2017 Në ora: 18:38
Ilustrim

Policia e Kosovës ka sekuestruar tre armë në Prizren, pas një kanosje me armë qw kishte ndodhur, ndërsa gjatë marrjes nw pyetje të të dyshuarve, në cilësinë e avokatit ishte paraqitur një person i rrejshëm, i cili kishte tentuar të shfrytëzonte licencën e vëllait.

Komunikata e plotë e Policisë:

Dje, rreth mesdite, Policia e Stacionit policor “Veriu” në Prizren patën pranuar një informacion i cili bënte me dije se në Lagjen Petrovë të Prizrenit një qytetar ishte kanosur me armë. Pas pranimit të informacionit, hetues policorë dhe njësite patrulluese kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në konsultim me prokurorin e shtetit është bastisur shtëpia e tre të dyshuarve (vëllezër) dhe gjatë bastisjes është gjetur dhe sekuestruar një kallashnikov me 5 fishekë; dy karikatorë dhe një çantë për armë. Gjatë intervistave me të dyshuarit, tek hetuesit policorë  ka lindur  dyshimi se në shtëpinë e të dyshuarve mund të ketë edhe armë tjera dhe me pëlqim të prokurorit, sot është kryer një bastisje me pajisje detektor dhe si përfundim, në një korridor është vërejtur mur i dyfishtë në të cilin ishin fshehur një kallashnikov dhe një pushkë gjysmë automatike dhe 111 fishekë të kalibrit 7.62 mm. Armët e sukuetruara dhe shkresat e lëndës do t’i kalojnë prokurorisë për procedura të mëtejme.

Ndërkaq, para se të intervistoheshin të dyshuarit, hetuesit kanë kërkuar edhe prezencën e avokatëve mbrojtës. Pas arritjes së tyre, njëri nga hetuesit  ka kërkuar nga  njëri avokat të prezantohej dhe të tregonte licencën. Pasi i njëjti e kishte treguar emrin dhe mbiemrin nuk e kishte deklaruar licencën dhe ky fakt e kishte vë në dyshime  hetuesin i cili kishte hetuar më tej dhe kishte gjetur se avokati i paraqitur nuk kishte licencë nga Oda e Avokatëve dhe e kishte deklaruar emrin dhe mbiemrin e vëllait të tij binjak që ishte avokat i licencuar. Lidhur me këtë rast, policia, në konsultim me prokurorin e shtetit ka iniciuar rastin për Prezantim të rrejshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat