Burri tenton të vrasë gruan para syve të fëmijëve të vegjël, ndërhyn policia

Kronikë e zezë

Burri tenton të vrasë gruan para syve të fëmijëve të vegjël, ndërhyn policia

Më: 16 prill 2017 Në ora: 13:32
Ilustrim

Një vrasje brenda familjes është parandaluar sot në Vlorë falë ndërhyrjes së Policisë, e cila ka  arrestuar në kohë kërcënuesin. Ai quhet Qeriman Maraj, 33 vjeç. Maraj ka tentuar të vrasë me pistoletën që shihni, gruan me të cilën bashkëjetonte, SH.SH. 29 vjeçe, para syve të dy fëmijëve të vegjël, që ajo i kishte nga martesa e parë.

Polici e Vlorës njoftoi se ngjarja ka ndodhur sot në mëngjes në lagjen "Pavarësia" dhe se u sinjalizua për një konflikt në familje. Menjëherë pas telefonatës, ka shkuar në vendngjarje dhe ka konstatuar se Qeriman Maraj ka tentuar të vrasë me pistoletë, bashkëjetuesen e tij, shtetasen Sh.Sh., 29 vjeçe, në shtëpinë e saj.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se konflikti ka nisur për motive të dobëta brenda në shtëpi, në prezencë të dy fëmijëve të mitur.

Policia bëri të mundur neutralizimin e personit si dhe bllokimin në cilësinë e provës materiale të armës së zjarrit bashkë me 1 krëhër dhe 15 copë fishekë të kalibrit 9 mm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat