Të rinjtë tentojnë të vrasin punonjësin e kompanisë së makinave

Kronikë e zezë

Të rinjtë tentojnë të vrasin punonjësin e kompanisë së makinave

Më: 16 prill 2017 Në ora: 14:18
Policia në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën e Durrësit në Tiranë, ku dy të rinj tentuan të vrasin me armë zjarri punonjësin e një kompanie që jep makina me qira.

Policia e Tiranës thotë se të rinjtë D.I 24 vjeç dhe S.T 26 vjeç, për shkak të prishjes së kushteve të kontratës për qiradhënien e një automjeti , fillimisht kanë debatuar me pronarin e shoqërisë.

Debati ka agravuar më tej dhe nje prej të dyshuarve ka tentuar të vrasë me armë zjarri punonjësin e kësaj shoqërie, shtetasin, L.Sh., 26 vjeç.

Ky punonjes gjatë përleshjes fizike, ka arritur ti kapë pistoletën njërit prej autoreve dhe pas kësaj dy personat janë larguar me vrap.

Dy autorët janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim. Policia sekuestroi pistoletën tip Zastava me silenciator.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat