Hajni plagos pronarin e shtëpisë në Ferizaj

Kronikë e zezë

Hajni plagos pronarin e shtëpisë në Ferizaj

Më: 17 prill 2017 Në ora: 11:59
Ilustrim

Një i dyshuar mashkull i maskuar dhe i armatosur ka hyrë në shtëpinë e viktimës mashkull në Ferizaj me qëllim grabitje.

Siç bën të ditur policia, në momentin kur i dyshuari është vërejtur nga viktima ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës duke e plagosur atë me ç’ rast  dy familjar të viktimës janë përleshur fizikisht me të dyshuarin dhe kanë pësuar lëndime ata dhe i dyshuari.

“Njësitet policore kanë intervenuar menjëherë duke arrestuar të dyshuarin, ndërsa në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar : Një revole CZ,2 gëzhoja ,2 predha ,një maskë dhe një palë dorëza. Të lënduarit si dhe i plagosuri janë dërguar në tretman mjekësorë në QKUK”, thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër te prokurorit dërgohet ne mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat