Arrestohet një person i dyshuar për posedim të narkotikëve

Kronikë e zezë

Arrestohet një person i dyshuar për posedim të narkotikëve

Më: 19 prill 2017 Në ora: 14:37

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar Sh.S. (1994) në Mitrovicë pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar paketime të ndryshme të narkotikëve.

Pas matjes së narkotikëve, pesha e përgjithshme e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë rezulton të jetë 4 kilogramë e 766 gramë, si dhe një peshore digjitale  dhe dy telefona mobilë.

I dyshuari i arrestuar dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve’.

Personit të dyshuar, me vendim të prokurorit,  i është caktuar  masa e ndalimit policor për 48 orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat