Aksion antidrogë në Shkodër, sekuestrohet kanabis dhe arrestohen 3 persona

Kronikë e zezë

Aksion antidrogë në Shkodër, sekuestrohet kanabis dhe arrestohen 3 persona

Më: 19 prill 2017 Në ora: 22:04
Aksioni i policisë

Policia e Shkodrës ka realizuar një aksion antidrogë, ku ka sekuestruar 11 kg kanabis sativa.

Operacioni i koduar “The Wave” u zhvillua prej dy muajsh dhe përfundoi me arrestimin e tre personave.

Lodovik Vonaj, 33 vjeç, banues ne Reç, Shkodër, i dyshuar se ka kryer veprën penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike në bashkëpunim".

Lekë Vonaj, 36 vjeç, banues në Reç, Shkodër. I dyshuar se ka kryer veprën penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike në bashkëpunim".

Hysni Skënderaj,  58 vjeç,  lindur dhe banues në Qafë-Gradë, Malësi e Madhe, i dyshuar se ka kryer veprën penale  "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e arme?ve te? gjuetise? dhe sportive".

Shtetasit e lartpërmendur u kapën në vendin e quajtur fshati Reç, konkretisht në parkimin e një lokali, ku në bagazhin e  automjetit tip Lancia me targë AA 504 CI, në pronësi të Ludovikut, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 11 kg lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa.

Gjithashtu  gjatë kontrolleve të ushtruara  në banesën e shtetasit  Hysni Skënderaj u gjet dhe u sekuestrua një armë gjahu çifte, të  cilën e mbante pa leje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat