Dy të arrestuar për fajde

Kronikë e zezë

Dy të arrestuar për fajde

Më: 20 prill 2017 Në ora: 16:10
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar të enjten dy persona në Lipjan nën dyshimin për kryerjen e veprës penale fajde nga neni 343 i KPK-së.

Operacioni policor është realizuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me ç’rast është kontrolluar një banesë në qytetin e Lipjanit, ku janë arrestuar S. T. (1975) dhe  N. D. (1964), që të dy të kombësisë shqiptare.

Gjatë kontrollit në lokacionin e caktuar zyrtarët policorë kanë gjetur disa shënime të cilat do të shërbejnë si dëshmi për kryerjen e veprës penale ‘fajde’.

Dyshohet se viktima të dyshuarit të parë ia ka marrë borxh një sasi të konsiderueshme të parave,  të cilit është dashur t’ia paguajë një shumë më të lartë se borxhi i huazuar, mirëpo  edhe përkundër kësaj i dyshuari në fjalë ka vazhduar t’i kërkojë para shtesë viktimës.

Një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në mes të viktimës së njëjtë dhe të dyshuarit të dytë, ndaj të cilëve Policia e Kosovës ka siguruar informacione dhe prova materiale.

Pas intervistimit, dy të dyshuarve me urdhër të prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore në Prishtinë u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat