‘Seks me mua ose të publikova videon intime’, dënohet me burg ushtari

Kronikë e zezë

‘Seks me mua ose të publikova videon intime’, dënohet me burg ushtari

Më: 20 prill 2017 Në ora: 18:40
Ilustrim

Dy vite burgim dhe përjashtim nga radhët e ushtrisë i ka kushtuar Gersjan Dumit shantazhi për marrëdhënie seksuale ndaj koleges së tij.

Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë ka dhënë vendimin ndaj ushtarakut duke e dënuar atë pas 4 seancave me 2 vite burg me akuzën e shtrëngimit me anë të kanosjes e dhunës për dhënie pasurie.

Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë për dënimin e ushtarakut, që prej disa muaj deri në momentin e arrestimit shantazhonte kolegen e tij në ushtri duke i kërkuar marrëdhënie seksuale jashtë dëshirës, përmes një adrese në Facebook.

Gersjan Dumi i kërkonte E.K që të takoheshin në hotel për të kryer marrëdhënie intime, në të kundërt do t’i postonte video intime.

Përveç dënimit me burg, Dumi është përjashtuar edhe nga radhët e ushtrisë.

Më 13 nëntor 2016, Dumi ra në prangat e policisë teksa më parë ishte kallëzuar në polici dhe ndaj tij kishin nisur hetimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat