Drogë dhe municione në shtëpi, arrestohet 62-vjeçari nga Shkodra

Kronikë e zezë

Drogë dhe municione në shtëpi, arrestohet 62-vjeçari nga Shkodra

Më: 26 prill 2017 Në ora: 09:10
Droga dhe municone

Policia e Shkodrës, gjatë një aksioni të zhvilluar ditën e djeshme, ka bërë të mundur sekuestrimin e 37 kg lëndë narkotike, 194 gram farë e bimës narkotike, 9 granata dore e 3 krehëra fishekësh, si dhe ka asgjësuar 264 fidanë bimë narkotike cannabis sativa.

Po ashtu, bëhet e ditur se policia ka prangosur 62-vjeçarin Gjon Marashi banues në Gimaj, Njësia Administrative Shalë, Shkodër.

Express mëson se Narashit, droga i është gjetur në oborrin e banesës së tij, ndërsa në një distancë rreth 500 metra larg banesës i janë gjetur të hapura dy parcela në të cilën ishin 88 gropa me nga tre fidanë, gjithsej 264 fidanë cannabis sativa.

Në lidhje me ngjarjen në fjalë, blutë e Shkodrës bëjnë me dije se materialet hetimore ia kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale  “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municioneve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat