Zbardhet dëshmia në polici e dy vajzave që takuan Dalipajn dhe Dautin pak para atentatit

Kronikë e zezë

Zbardhet dëshmia në polici e dy vajzave që takuan Dalipajn dhe Dautin pak para atentatit

Më: 26 prill 2017 Në ora: 20:16
Ilustrim

Identifikohen dhe merren në pyetje, dy vajzat të cilat kanë qenë personat e fundit që kontaktuan me Ervin Dalipajn dhe Juxhin Dautin, para atentatit mesditën e së martës.

Bëhet fjalë për dy vajzat, të moshës 23 dhe 24 vjeç nga Tirana, të cilat janë marrë në pyetje nga grupi hetimor mëngjesin e kësaj të mërkure.

Burime të sigurta për News24 bëjnë me dije se vajzat kanë rrëfyer se kishin shoqëri me Juxhin Dautin, ndërsa nuk e njihnin Dalipajn, sikundër nuk kishin informacion se ai ka qënë një ish-punonjës policie.

Vajzat janë paraqitur të tronditura, ndërsa në dëshminë e dhënë, kanë pohuar se nuk kishin njohuri mbi aktivitetin e viktimave.

Dy personat, që cilësohen të rëndësishme në hetimet për zbardhjen e ngjarjes, kanë deklaruar se ishin njohur prej disa kohësh në tiranë me Juxhinin, i cili i kishte premtuar se do i ndihmonte për të kontrolluar makinën e tyre tip Smart në një autoservis.

Të dyja palët e kishin lënë për tu takuar te autoservisi pranë mbikalimit të Sukthit e kishin mbërritur me makina më vete. Vajzat kanë rrëfyer se ndërsa kanë futur automjetin për kontroll fizik, kanë qendruar për disa minuta me dy viktimat, të cilët sipas vajzave nuk janë paraqitur të shqetësuar.

Duke iu referuar burimeve, Punonjësi i servisit i kishte kërkuar dy viktimave të merrnin vajzat në makinë dhe të bënin një xhiro, kontolli teknik i Smartit të tyre zgjaste në kohë.

Por dy viktimat mësohet se kanë deklaruar se kishin punë e duhej të largoheshin, ç’ka ka shmangur që përmasat e atentatit të ishin edhe më të mëdha.

Menjëherë pasi kanë dalë nga pika e servisit dhe janë futur në rrugë dytësore ka ndodhur ekzekutimi i ervin dalipaj e juxhin dauti.

Hetuesit kanë sekuestruar telefonat celularë të vajzave, pasi ka dyshime se ato mund ti kenë sjellë në pritë dy viktimat. Hetimet përfshijnë cdo thirrje telefonike të kryer prej tyre, para e pas vrasjes, por kështu edhe qelizat e thirrjeve të mëparshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat