E dyshuara hidhet nga kati i tretë i Policisë në Prizren

Kronikë e zezë

E dyshuara hidhet nga kati i tretë i Policisë në Prizren

Më: 28 prill 2017 Në ora: 14:07
Stacioni i Policisë në Prizren

Dy ditë më parë është raportuar për shantazhimin e një vajze në Prizren, e cila përmes disa fotografive dhe video-incizimeve kishte shantazhuar viktimën duke i marrë asaj para të gatshme mbi tri herë.

Por e gjithë kjo nuk përfundoi me keq.

Media ka mësuar se e dyshimta e këtij rasti në kohën kur ishte duke dhënë intërvistë në Polici në një nga stacionet në Prizren, ka tentuar vetvrasjen.

“Kemi pasur një rast që ka tentuar të ik. Rasti ka të bëjë me një shantazh një femër e ka shantazhuar një tjetër duke i kërkuar shuma të konsiderueshme të parash për të mos publikuar disa video-incizime komprometuese për viktimën ku i ka marrë dy-tri herë para s’ka arrit më t’i japë pare dhe më pas ka paraqitur rastin në Polici”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha.

Gjithashtu Berisha ka shtuar se e dyshuara S.LL, gjatë intervistimit të saj në stacionin policor ka tentuar që të ik, duke dalur nga dritarja e zyrës që sipas burimeve të Indeksonline, gjendej në katin e tretë.

 “Policia në bashkëpunim me prokurorinë dhe gjykatën ka rritur të identifikojë dhe ta kapë në flagrancë të dyshuarën duke i marrë paratë nga viktima dhe pas arritjes së të dyshuarës në Drejtorin Rajonale të Policisë gjatë intervistimit, ka arritur në një moment të caktuar të hapë dritaren dhe të provoje që të arratiset nga policia ku për fat të keq është lënduar dhe me autoambulancën e policisë është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit”, ka shtuar Berisha.

Gjithashtu duke u referuar në burime të Indeksonline, viktima e këtij rasti është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat