Tragjike, kryefamiljari i jep fund jetës

Kronikë e zezë

Tragjike, kryefamiljari i jep fund jetës

Më: 29 prill 2017 Në ora: 14:16
Ilustrim

Një kryefamiljar i ka dhënë fund jetës mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pinet të Ndroqit.

Policia e Tiranës bën me dije se është njoftuar përmes një telefonate gjatë ditës së djeshme rreth orës 22:20, se S.A ishte i pajetë në banesë.

Nga këqyrja në banesë, policia gjeti një pistoletë TT me 1 krehër me 5 fishekë, një fishek në folenë e fishekut, një gëzhojë model “54”.

Policia gjeti edhe një letër ku i ndjeri kishte shkruar disa amanete për familjarët.

Duke u bazuar në faktet e mbledhura dhe deklarimet e familjarëve të viktimës, policia thotë se 57-vjeçari ka kryer akt vetëflijimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat