Të shtunën një person është paraqitur në polici në qytetin e Mitrovicës, për të lajmëruar se i është zhdukur vajza.
Ai rastin e ka lajmëruar pas dy dite, pasi që vajza nuk ka shkruar në shtëpi për këtë kohë, njofton policia.
Babai i vajzës së zhdukur ka rrëfyer se vajza është larguar nga shtëpia dhe se nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj.
Policia është duke hetuar rastin dhe është në kërkim të vajzës së zhdukur.