Arrestohet pasi rrahu gruan

Kronikë e zezë

Arrestohet pasi rrahu gruan

Më: 1 maj 2017 Në ora: 12:01
Ilustrim

Një grua është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj dje në Fushë Kosovë, duke i shkaktuar edhe lëndime trupore për të cilat më pas ka marrë edhe trajtim mjekësor. I dyshuari është arrestuar nga policia.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat