Ferizaj: Policia arreston 12 persona, konfiskon 825 kg marihuanë

Kronikë e zezë

Ferizaj: Policia arreston 12 persona, konfiskon 825 kg marihuanë

Më: 1 maj 2017 Në ora: 13:50
Ilustrim

Policia e Kosovës me drejtori rajonale në Ferizaj, ka realizuar një operacion të suksesshëm kundër trafikimit me substanca narkotike.

Si rezultat është konfiskuar një sasi prej 825 kg marihuanë, gjashtë vetura dhe 26 telefona celularë.

Ky operacion është zhvilluar në tre faza të aksioneve policore.

Në operacionin e fundit më 30 prill në fshatin Sojevë, në një shtëpi të pabanuar me 20 tavolina druri është parë të jetë kamufluar marihuana dhe është hasur në 500 kg.

Kjo substancë narkotike,  ka ardhur nga Shqipëria, e Kosova ka qenë vend transit për të udhëtuar drejt vendeve perëndimore.

Janë arrestuar mbi 12 persona dhe dy të tjerë në kërkim. Një nga ta është me shtetësi maqedone ndërsa të tjerët kosovarë.

Dy nga të dyshuarit kanë qenë të njohur për policinë për vepra penale me narkotikë.

Ky operacion ka zgjatur tre muaj. Hetimet ende janë duke vazhduar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat