E rëndë në Tiranë, i moshuari mbytet në lumin Erzen

Kronikë e zezë

E rëndë në Tiranë, i moshuari mbytet në lumin Erzen

Më: 1 maj 2017 Në ora: 19:29
Lumi Erzen

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Pinet, ku një i moshuar është mbytur në lumin Erzen.

73 vjeçari me inicialet Q.C kishte hyrë në lumë për t’u larë, por fatkeqësisht nuk ka dalë i gjalë më nga uji. 

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të urës së Zajës.

Mësohet se i moshuari vuante nga probleme mendore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat