Kanosje me armë në Majac të Podujevës

Kronikë e zezë

Kanosje me armë në Majac të Podujevës

Më: 2 maj 2017 Në ora: 10:03
Ilustrim

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se për shkak të një mosmarrëveshje pronësore kanë kanosur me armë automatike dy viktimat, të cilët ishin duke punuar në arën e tyre.

Njësitet policore gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve kanë gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike-kallashnikov me karikator, 9-fishekë cal-7.62, dhe një armë të ftohtë-thikë.

Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit, të dyshuarit pasi janë  intervistuar, janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur në fshatin Majac të Podujevës, pasditen e djeshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat