Rrahje masive në Malishevë, tre të lënduar

Kronikë e zezë

Rrahje masive në Malishevë, tre të lënduar

Më: 2 maj 2017 Në ora: 10:22

Tre të dyshuar pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht tre viktimat meshkuj dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Siç bën të ditur policia, viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor, ndërsa njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur në Malishevë pasditen e djeshme dhe është duke u hetuar nga policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat