Gjuan me armë hajnat që po i vidhnin në shtëpi, por ja çka i ndodh

Kronikë e zezë

Gjuan me armë hajnat që po i vidhnin në shtëpi, por ja çka i ndodh

Nga: B.S Më: 3 maj 2017 Në ora: 10:34
Ilustrim

Një person nga fshati Drejtë i Komunës së Istogut është arrestuar, pasi ka shtënë me armë zjarri në ajër, kur ka vërejtur që dy persona kanë tentuar të vjedhin në shtëpinë e tij, përcjell Bota sot.

Gjatë intervistimit i dyshuari ka pranuar se ka shtënë me armë dhe sipas tij arma është pronë e dhëndrit të tij.

Njësiti policor ka konfiskuar një armë gjuetie prodhim turk si dhe lejen valide të armës.

Pas intervistimit me  urdhër të prokurori i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat