Arrestohet “skifteri” nga Tirana, vodhi Benz kabriolet në Durrës

Kronikë e zezë

Arrestohet “skifteri” nga Tirana, vodhi Benz kabriolet në Durrës

Më: 3 maj 2017 Në ora: 11:07
Ilustrim

Policia e Durrësit vuri në pranga shtetasin Algert Prejsi, 24 vjeç, banues në Tiranë.

Ai dyshohet se ka vjedhur mjetin tip Benz, kabriolet në pronësi të shtetasit F.D. 38 vjeç, banues në Durrës.

Mjeti ka qenë i parkuar pranë një pike karburanti në Maminaz, në autostradën Tiranë-Durrës.

Menjëherë janë vënë në lëvizje Shërbimet e Policisë, të cilët pak orë pas ngjarjes, kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar si edhe gjetjen e mjetit të vjedhur, të cilin autori e kishte parkuar në garazhin e banesës së tij, në Tiranë.

Mjeti tip Benz është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Vjedhja" parashikuar në nenin 134 të Kodit Penal. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat