Rrah dhe kërcënon një femër, arrestohet

Kronikë e zezë

Rrah dhe kërcënon një femër, arrestohet

Më: 4 maj 2017 Në ora: 12:58
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një mashkull në Gjakovë pasi ka sulmuar fizikisht dhe ka dërguar mesazhe kërcënuese viktimës femër K/Shqiptare.

Në raportin e policisë thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje

“Me 03.05.2017 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti në ditën kritike e kishte sulmuar fizikisht e më pastaj kishte dërguar mesazhe kërcënuese viktimës femër K/Shqiptare duke ekspozuar edhe një pistoletë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat