Zbulohet identiteti/ I plagosuri gënjeu policinë për emrin

Kronikë e zezë

Zbulohet identiteti/ I plagosuri gënjeu policinë për emrin

Më: 4 maj 2017 Në ora: 21:32
Policia në Tiranë

Një 26-vjeçar mbeti i plagosur lehtë në këmbë pasditen e sotme në Tiranë, pasi dy persona me motor tentuan ta vrisnin në rrugën “Xhanfize Keko”.

Ai është Dejvis Rrustemi nga Tropoja. Në momentin që policia shkoi në spital për ta marrë në pyetje për ngjarjen, ai u dha tjetër emër hetuesve.

Por, identiteti i tij u zbulua menjëherë pas verifikimit të dokumenteve të identitetit.

Në fakt, Dejvis Rrustemi është emër i njohur për policinë. Në 2015, 26-vjeçari në bashkëpunim me një tjetër person kërcënuan me armë në rrugën “Mine Peza” në Tiranë djalin e një biznesmeni me inicialet I.F, dhe një 23-vjeçar me inicialet A. F.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat