Dhunë në familje dhe falsifikim lekësh, policia arreston dy persona

Kronikë e zezë

Dhunë në familje dhe falsifikim lekësh, policia arreston dy persona

Më: 5 maj 2017 Në ora: 09:28
Ilustrim

Policia e Vlorës ka njoftuar se ka arrestuar dy shtetas për vepra të ndryshme penale.

Konkretisht në pranga të uniformave blu ka rënë shtetasi Harilla Balli, 53 vjeç, banues në fshatin Zvërnec, Vlorë. Policia ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Harilla Ballit, pasi ky shtetas për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së vëllait të tij shtetases Dh.B., 56 vjeçe, e cila për pasojë të dëmtimeve të marra ndodhet në Spitalin Rajonal të Vlorës.

Ndërkohë që tjetër person i arrestuar është edhe një 21 vjeçar, i cili ishte i shpallur në kërkim. Mësohet se i arrestuari është shtetasi Taulant Memsullaj, 21 vjeç, banues në fshatin Bashaj, Vlorë. 

Policia ka bërë kapjen dhe arrestimin e tij pasi ky shtetas ka qenë shpallur në kërkim për veprën penale "Falsifikimi i monedhave", neni 182/2 i Kodit Penal, vepër penale për të cilën i është caktuar masa e sigurisë "Arrest në burg". 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat