Plagoset një person në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Plagoset një person në Mitrovicë

Më: 5 maj 2017 Në ora: 21:57
ilustrim

Një person është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri, ndërsa është dërguar në Spitalin e Mitrovicës për trajtim mjekësor. Nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore, bëjnë të ditur burime të KP.

Ngjarja ka ndodhur sonte rreth orës 21:20 në njërin prej lokaleve afër urës së Ibrit në Mitrovicë.

Zëdhënësi i policisë, Avni Zahiti e ka konfirmuar rastin për KosovaPress dhe ka thënë se policia ka dal në vendin e ngjarjes, ku ka konfiskuar një armë zjarri, ndërsa nuk ka bërë të ditur detaje tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat