Konfiskohen armë pa leje

Kronikë e zezë

Konfiskohen armë pa leje

Më: 6 maj 2017 Në ora: 12:19
Ilustrim

Me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, njësitet e hetuesisë kanë bastisur shtëpinë e një të dyshuari në Podujevë, ku janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike, një karikator të zbrazët, 21 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm, një pushkë gjuetie punim dore dhe katër krehër te pushkës automatike.

Rasti ka ndodhur dje, njofton të shtunën Policia e Kosovës në raportin e saj të rregullt 24 orësh.

I dyshuari është intervistuar, me urdhër te prokurorit rasti shkon ne procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat