Trup i pajetë në brigjet e Sazanit, dyshohet se është vrarë për pazare droge

Kronikë e zezë

Trup i pajetë në brigjet e Sazanit, dyshohet se është vrarë për pazare droge

Më: 6 maj 2017 Në ora: 16:06
ilustrim

Një trup i pajetë është gjetur në ujërat e Ishullit të Sazanit rreth orës 09:25.

Sipas rojes Bregdetare të Marinës, trupi i pajetë është konstatuar në pjesën veriore të Ishullit të Sazanit, rreth 5-6 m larg nga bregu i detit.

Janë nisur shërbimet përkatëse për nxjerrjen e trupit nga uji dhe po punohet për identifikimin e tij.

Dyshohet se mund të jetë trupi një prej personave të zhdukur pak ditë më parë dhe mund të jetë i përfshirë në trafik droge nga ajo zonë, ku kutojmë se para pak ditësh u kapën 1 ton drogë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat