Atentat ndaj boksierit të njohur shqiptar, plagoset me armë në Shkodër

Kronikë e zezë

Atentat ndaj boksierit të njohur shqiptar, plagoset me armë në Shkodër

Më: 6 maj 2017 Në ora: 16:38
ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Shkodrës.

Boksieri i Vllaznise Nelson Hysa ka mbetur i plagosur me armë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur tek ura Dervishbeg.

Boksieri ka marrë dy  plumba ne trup dhe është transportuar menjëherë në spitalin rajonal te Shkodrës ku paraprakisht mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihen arsyet konkrete se pse ka ndodhur ngjarja.

Të dhënat paraprake tregojnë se dy persona me motor kanë qëlluar në drejtim të tij sapo ka dalë nga berberi dhe janë larguar me shpejtësi.

Boksieri i peshave të rënda të Vllaznisë është një nga figurat e njohura të sportit në vend.

Ai është shpallur 10 herë kampion i Shqipërisë. Ai gjithashtu ka qenë pjesë e ekipit “Mexico Guerreros” që merr pjesë në Ligën gjysmëprofesioniste WSV.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat