Krim në familje, burri vret gruan me armë zjarri. Ja emri

Kronikë e zezë

Krim në familje, burri vret gruan me armë zjarri. Ja emri

Më: 8 maj 2017 Në ora: 07:35
Ilustrim

Shkodra është gdhirë e tronditur mëngjesin e sotshëm, pas një krimi në familje. Burri ka vrarë gruan në fshatin Guci e Re.

Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të natës, kur 83-vjeçari Beqir Gjilaj, pas konflikteve me të shoqen, ka rrëmbyer armën dhe ka qëlluar në drejtim të 45-vjeçares Bukurie Gjilaj, duke e lënë atë të vdekur në vend.

Kjo nuk është hera e parë që Beqiri kryen një vrasje. Sipas burimeve policore, disa vite më parë në të njëjtën mënyrë ai kishte vrarë bashkëshorten e tij të parë.

Beqiri është vënë në pranga, ndërsa pritet zbardhja e shkaqeve dhe detajeve që kanë çuar në këtë krim brenda familjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat