Kush është burri që u martua 3 herë dhe vrau dy nga gratë

Kronikë e zezë

Kush është burri që u martua 3 herë dhe vrau dy nga gratë

Më: 8 maj 2017 Në ora: 09:18
Lumturie Xhilaj

Në vitet e Komunizmit vrau bashkëshorten e parë, pas lirimit ndau të dytën, ndërsa në orët e para të kësaj të hëne i mori jetën i mori jetën edhe të tretës.
 
Beqir Xhilaj, 74 vjeç ditën e sotme ka qëlluar me çifte bashkëshorten Lumturie Xhilaj, 45 vjeçe.
 
74-vjeçari është dënuar për vrasjen e gruas së parë por nuk ka vuajtur dënimin për një kohë të gjatë pasi nuk e ka pranuar kurrë krimin.
 
Ai gjithnjë ka dëshmuar se e shoqja me të cilën kishte dy fëmijë është vetëvrarë dhe në mungesë provash është liruar.

Pas kryerjes së dënimit minimal për vrasjen e parë autori është liruar dhe është martuar sërish.

Martesa me gruan e dytë ka përfunduar pa tragjedi. Martesa e tretë ishte me gruan që i mori jetën sot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat