Konfiskohen 1.9 gramë marihuanë në Gjilan

Kronikë e zezë

Konfiskohen 1.9 gramë marihuanë në Gjilan

Nga: Bota sot Më: 11 maj 2017 Në ora: 11:09
Ilustrim

Dje në orët e mëngjesit në Gjilan është arrestuar një femër pasi gjatë kontrollit në çantë të saj janë gjetur dhe janë konfiskuar 2 qese me substancë narkotike të llojit marihuanë.

E dyshuara ka pasur edhe 2 qese tjera të llojit të njëjtë në shtëpinë e saj, që sasia e përgjithshme shkon 1.9 gramë.

Substanca është konfiskuar, dhe e dyshuara është liruar me procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat