I riu nga Kruja vesh uniformën dhe bën foto me makinën e policisë, e pëson rëndë

Kronikë e zezë

I riu nga Kruja vesh uniformën dhe bën foto me makinën e policisë, e pëson rëndë

Më: 12 maj 2017 Në ora: 10:51
Ilustrim

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë kanë proceduar penalisht një të ri për një foto.

Sipas njoftimit të policisë dërguar ditën e sotme për mediat, i riu me inicialet I.K, banues në Krujë ka bërë një foto mbi makinë e policisë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur ditën e djeshme, ku 18-vjeçari ka dalë në foto pranë një makine policie, me uniformat e bluve, pa qenë prezentë punonjësit e policisë si dhe marrë autorizim prej tyre.

Më pas, i riu e ka postuar në rrjete sociale, çka ka bërë që ndaj ti të nisë edhe procedim nga ana e policisë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë filluan procedimin penal në ngarkim të shtetasit:

• I.K.  18 vjeç, banues në Krujë.

Më datë 11.05.2017, në lagjen Nr.1 Krujë, ka bërë një foto mbi makinën e policisë, me simbolet e policisë pa qenë i autorizuar, foto e cila është postuar në rrjetet sociale.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Mbajtja pa të drejtë e uniformës” parashikuar në nenin 247  të Kodit Penal. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat