Vrasja e italianit me 14 goditje me thikë, 26 vite burg për 2 autorët

Kronikë e zezë

Vrasja e italianit me 14 goditje me thikë, 26 vite burg për 2 autorët

Më: 12 maj 2017 Në ora: 23:13
Vëllezërit Montruccoli, Marco majtas dhe Matteo djathtas

Me 26 vite burg janë dënuar nga Gjykata Penale e Reggio Emilia-s, Fatmir Hykaj dhe Danjel Tufa, lidhur me vrasjen e italianit Marco Montruccoli dhe tentativës së vrasjes së vëllait të tij, Matteo.

Fatmir Hykaj është dënuar me 20 vite burgim për vrasje, ndërsa Tufa me 6 vite burg për tentativë vrasje, raportojnë mediat italiane.

Krimi ka ndodhur më 2 shkurt të vitit 2015, kur 34-vjeçari Marco Montruccoli u vra me 14 goditje me thikë në banesën e tij në “Forche di Puianello”. Ndërsa vëllai më madh i viktimës, Matteo, i cili ndërhyri në mbrojtje të Marco-s, u plagos rëndë.

Autorët e krimit janë Danjel Tufa dhe Fatmir Hykaj. Ky i fundit konsiderohet si ekzekutori i italianit, pasi dy nga goditjet me thikë që ai i ka dhënë viktimës, kanë rezultuar fatale.

[Image] Bashkëshortja e Marco Montruccoli-t në seancën gjyqësore

Çështjet e drogës, dhe borxhe të papaguara kanë çuar në një atmosferë të pamenaxhueshme atë mbrëmje, kur humbi jetën 34-vjeçari Montruccoli.

U deshën dy vite që gjykata e shkallës së parë të jepte vendimin e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat