Vrasje me armë në Mat, 60 vjeçari ekzekutohet në derën e shtëpisë

Kronikë e zezë

Vrasje me armë në Mat, 60 vjeçari ekzekutohet në derën e shtëpisë

Më: 14 maj 2017 Në ora: 21:48
Ilustrim

Një person është ekzekutuar këtë të dielë teksa ndodhej pranë derës së shtëpisë së tij.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rrukaj pak minuta më parë.

Viktima Hajredin Lleshi, rreth 60 vjeç, është vrarë me breshëri automatiku nga një person i paidentifikuar ende.

Forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe dyshimet e para janë shtrirë në pistën e hakmarrjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat