Ja kush është 30 vjeçari i vrarë sot në Gjilan, publikohen fotot

Kronikë e zezë

Ja kush është 30 vjeçari i vrarë sot në Gjilan, publikohen fotot

Nga: Bota sot Më: 15 maj 2017 Në ora: 12:10
Njazi Bunjaku, ka plagosur me armë djalin e vëllaut të tij, Nehat Bunjakun, në qendër të qytetit, të cilët në pronësi kanë dy këmbimore në qendër të qytetit.

(E plotësuar) - Një person i vrarë dhe një i vetëvrarë, në Gjilan, tashmë konfirmon edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Në mëngjesin e të hënës, për motive ende të panjohura  Njazi Bunjaku, ka plagosur me armë djalin e vëllaut të tij, Nehat Bunjakun, në qendër të qytetit, të cilët në pronësi kanë dy këmbimore në qendër të qytetit.

Ky i fundit, 30 vjeçar,  baba i dy fëmijëve, ka ndërruar jetë pak minuta pas ngjarjes, derisa axha i tij, pas tentim vetëvrasjes ka ndërruar jetë pak minuta më parë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Image
Nehat Bunjaku

Mësohen emrat e dy të vrarëve në Gjilan

Ka vdekur edhe personi i dytë pas të shtënave me armë zjarri në qendër të Gjilanit.

Të shtënat me armë që ndodhën në qendër të qytetit të Gjilanit, morën jetën e dy personave.

Mediat raportuan se viktimat ishin familjarë.

Mediat raportuan se të dy ishin pronarë të këmbimoreve derisa për shkak të disa mosmarrëveshjeve, axha ka shtënë për vdekje në drejtim të djalit të vëllait.

Mësohet se personat të cilat ndërruan jetë janë: Nijazi Bunjaku dhe Nehat Bunjaku.

Ka vdekur edhe personi i dytë pas të shtënave me armë zjarri në qendër të Gjilanit.

Burimet bëjnë të ditur se viktima si pasojë e plagëve të marra nga vetëplagosja me armë-zjarri, ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare.

Detaje të tjera publikohen së shpejti.

Një person ka vdekur sot në Gjilan pas të shtënave me armë zjarri. Një burim ka thënë për gazetën “Bota sot” se agja ka shtënë në drejtim të djalit të vëllait, duke lënë të vdekur 30-vjeçarin.

Raportohet se pasi ka gjuajtur në drejtim të nipit, agja ka plagosur edhe veten.

Ai është dërguar për trajtim në QKUK.

Të dy janë të njohur në Gjilan si punëtorë në “Këmbimore”.

Vritet një person në Gjilan

Një person i moshës 30-vjeçare ka vdekur si pasojë e shkrepjes së armës gjatë orëve të para të mesdites së sotme në qytetin e Gjilanit.

Merret vesh se viktima me dorasin kanë lidhje familjare. 

Lajmin për vdekjen e një personi e ka konfirmuar zëdhënësi në policinë e Gjilanit.

“Një person tashmë ka vdekur. Policia dhe të gjitha ekipet janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë shkurt Hashani.

Ndërsa, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mesdites në qendër të Gjilanit. Motivet e ngjarjes ende nuk dihen, ndërkohë që policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat