Shqiptari me të dashurën gjeorgjiane ndalohet... në makinë i gjejnë 8 kg kokainë

Kronikë e zezë

Shqiptari me të dashurën gjeorgjiane ndalohet... në makinë i gjejnë 8 kg kokainë

Më: 15 maj 2017 Në ora: 18:50
Ilustrim

Një shqiptar i moshës 28 vjeçare dhe e dashura e tij me origjinë nga Gjeorgjia janë ndaluar nga policia italiane në zonën e Calenzanos, në Itali.

Çifti ishte duke udhëtuar me makinë dhe janë ndaluar nga forcat e policisë. Efektivët e njihnin shqiptarin, pasi ai kishte një sërë precedentësh penalë dhe nisur mbi këtë dyshim, ata kanë kryer një kontroll të imtësishëm në makinë.

28 vjeçari ka shfaqur shenja nervozizmi, çka ka sjellë rritjen e dyshimeve të policisë.

Vetëm pas një skanimi të sofistikuar të makinës, është gjetur sasia e konsiderueshme e drogës, e cila po të shitej në tregun e zi, do të kapte shifrën e dhjetëra mijërave euro.

Në makinë janë gjetur 7 pako me një sasi prej 8.2 kg kokainë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat