Armë e drogë në fshatin e Ilir Metës, arrestohet i riu

Kronikë e zezë

Armë e drogë në fshatin e Ilir Metës, arrestohet i riu

Më: 16 maj 2017 Në ora: 09:45
Armet

Policia ka sekuestruar armë, municione dhe drogë në fshatin Çepan në Skrapar.

Gjatë kontrollit në një banesë në këtë fshat u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale: 2 armë zjarri automatik model 56, kalibër 7.62 mm; 2 pushkë sportive; 1 armë gjahu (çifte); 16.5 gram lëndë narkotike Cannabis Sattiva; 1071 fishekë modele të ndryshme; 5 krëhër pushke model 56; 1 thikë bajonet; si dhe 1 shënjestër optike.

Në pranga ra shtetasi Bashkim Arapaj, pronari i banesës ku u gjetën armët e droga.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat