Video e frikshme, shikoni si i shpëton për mrekulli ky fëmijë kamionit në Tiranë

Kronikë e zezë

Video e frikshme, shikoni si i shpëton për mrekulli ky fëmijë kamionit në Tiranë

Më: 19 maj 2017 Në ora: 14:10
Pamje nga video

Në një tragjedi mund të kishte përfunduar situata e krijuar ditën e djeshme tek ish-fusha e aviacionit në Tiranë, ku një fëmijë i vogël ka nxituar për të kaluar rrugën, pa e vënë re se një kamion mund ta shtypte.

E gjithë skena është filmuar nga kamerat e sigurisë së një lokali që ndodhet aty afër. Me të vërtetë i frikshëm është momenti kur fëmija ndihet në rrugë dhe ulet, ose rrëzohet në tokë e kamioni ndalon ngjitur me të. Prindi vrapon i lebetitur e me duart në kokë drejt të voglit.

Personi që ka sjellë pamjet pranë JOQ.al bën apel për prindërit të tregojnë më shumë kujdes e vëmendje ndaj të vegjëlve të tyre, të cilët u shpëtojnë nga duart apo lihen të ecin vetëm në rrugë të populluara nga automjetet.

“Të venë mend të gjithë ata që vijnë këtej me fëmijë të vegjël e i lënë kështu. Kjo ndodhi dje tek ish-fusha aviacionit. Zoti ishte me të kësaj radhe, po jo çdo herë. Fëmijët s'duhet ti lesh si me i pas top futbolli", - thotë banori i zonës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat