Plagosja e dy vëllezërve, arrestohen 3 persona dhe 1 shpallet në kërkim

Kronikë e zezë

Plagosja e dy vëllezërve, arrestohen 3 persona dhe 1 shpallet në kërkim

Më: 21 maj 2017 Në ora: 10:39
Policia shqiptare

Të tjera detaje dalin nga plagosja e dyfishtë e ndodhur dy ditë më parë në Velipojë, ku mbetën të plagosur rëndë vëllezërit Ervin Tahiri, 30 vjeç dhe Durim Tahiri 24 vjeç. Burime zyrtare nga Policia e Shkodrës kanë bërë të ditur se është zbardhur ngjarja duke vënë në pranga vëllezërit e plagosur, me banim në fshatin Mali Kolaj, Njësia Administrative Velipojë, dhe Besnik Ndoj, 35 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe e Re të Velipojës. Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit Aurel Ndoj, 25 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe e Re.

Sipas policisë, katër të dyshuarit janë konfliktuar me armë zjarri dhe mjete të forta midis tyre, ku si pasojë e konfliktit janë plagosur me armë zjarri Ervin Tahiri i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe Durim Tahiri, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik model 56, së bashku me dy krehra me 42 fishekë. Hetimet lidhur me këtë ngjarje janë në vijimësi, ndërkohë që për ndjekje të mëtejshme materialet iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për veprat penale të “Vrasjes me paramendim, kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë” dhe “Prodhim, dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Policia

Vëllezërit Ervin dhe Durim Tahiri 30 dhe 24 vjeç janë plagosur me armë zjarri automatik në qendër të Velipojës, përballë njësisë administrative. Autorët e dyshuar janë persona nga fisi Ndoj, apo Përgega siç njihen në zonë. Vëllai i vogël i Ervin dhe Durim Tahirit është ngatërruar disa ditë më parë në shkollën e mesme të Velipojës me një prej djemve të fisit Ndoj. Ngjarja ka precipituar edhe gjatë ditës së premte, më 19 maj kur rreth orës 12:50 të dy palët janë përleshur mes tyre. Disa persona të fisit Ndoj janë konfliktuar fizikisht me dy vëllezërit Tahiri. Këto të fundit, sipas burimeve policore, kanë pasur edhe një automatik kallashnikov me vete por gjatë përleshjes pala tjetër e fisit Ndoj kanë arritur që t’i rrëmbejnë automatikun dhe më pas të qëllojnë ndaj dy vëllezërve duke i lënë të plagosur.

Arrestimi

Ervin Tahiri është në gjendje të rëndë shëndetësore sepse është plagosur në kraharor ndërsa Durim Tahiri ka plumb në gjurin e tij. Policia, fillimisht ka ndaluar shtetasin Besnik Ndoj që dyshohet si autor i plagosjes se dyfishtë ndërsa është shpallur në kërkim edhe Aurel Ndoj, nipi i Besnikut. Policia ka shoqëruar edhe shtetasin Gjovalin Ndoj, vëllai i Besnikut sepse edhe ai dyshohet se është përfshirë në këtë ngjarje. Shtetasi Besnik Ndoj është ndaluar bashkë me automatikun me te cilin dyshohet se ka kryer plagosjen. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe arrestimin e të gjithë personave të përfshirë në këtë sherr që çoi në plagosjen e dy vëllezërve Tahiri. Edhe këta dy të fundit janë arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi janë gjetur fajtorë në sherrin e nisur me pjesëtarët e fisit Ndoj.

Ngjarja

Fillimisht policia ka pretenduar se bëhet fjalë për një atentat por më pas është mësuar se gjithçka ka ndodhur për shkak të një sherri të ndodhur një ditë më parë me protagonistë të rinj të tjerë. Sipas të dhënave, bëhet me dije se vëllai i vogël i dy të plagosurve është konfliktuar me një djalë të fisit Ndoj e për pasojë palët e kanë lënë që ditën e premte të merreshin vesh, por më pas ngjarja ka degraduar në përdorim armësh dhe në plagos jen e dy djemve Tahiri. Policia ka marrë të dhënat e para dhe men jëherë mësohet se ka kryer ndalimin e Besnik Ndojt dhe ka shpallur në kërkim nipin e tij Aurel Ndojn. Dy shohet se ka qenë pikërisht Aureli që ka personi që ka qëlluar mbi dy vëllezërit Tahiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat