Polici nga Kavaja vjedh Samsungun e të vdekurës në aksident, ja dhuron vajzës

Kronikë e zezë

Polici nga Kavaja vjedh Samsungun e të vdekurës në aksident, ja dhuron vajzës

Më: 23 maj 2017 Në ora: 12:14
Ilustrim

Një efektiv në Kavajë është arrestuar dy javë më parë nga kolegët e tij pasi ka vjedhur një telefon celular të një të reje që kishte humbur jetën në një aksident.

Efektivi Baki B. ja dhuroi vajzës së tij celularin Samsung që vodhi në pikën e bllokimit të mjeteve të sekuestruara, telefon që u vu në punë as një orë pasi polici la shërbimin. 

Me nisjen e hetimeve kompanitë celulare kanë konfirmuar në sajë të kodit Imei se celulari është përdorur nga një numër që rezultoi në emër të vajzës së efektivit të komisariatit të Kavajës. 

Kallëzimin për vjedhjen e ka bërë kunati i vajzës që humbi jetën në aksident, i cili ka vënë re mungesën e telefonit në mjetet që e reja kishte me vete. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat