Ngjarje e rëndë në Durrës, vritet një person me thikë, dy të plagosur

Kronikë e zezë

Ngjarje e rëndë në Durrës, vritet një person me thikë, dy të plagosur

Më: 23 maj 2017 Në ora: 14:53
Ilustrim

Një ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Rrushkull të Durrësit, ku një person ka mbetur i vdekur pasi është qëlluar me thikë, ndërsa dy të tjerë janë plagosur.

Nga të dhënat e para dyshohet se ngjarja ka nisur pas një konflikti për një vend parkimi, ku një grup shokësh nga konflikti verbal kanë përfunduar në sherr me thika. Dy prej tyre kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spitalin rajonal të Durrësit. 

Sipas policisë, mësohet se dy të plagosurit, shtetasit Y. Sh. , rreth 60 vjeç dhe  E. Xh. ,rreth 50 vjeç, janë konfliktuar me viktimën shtetasin L.Q.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat