Sekuestrohet sasi e madhe droge në Vlorë

Kronikë e zezë

Sekuestrohet sasi e madhe droge në Vlorë

Më: 24 maj 2017 Në ora: 09:11
Droga e sekuestruar

Policia e Vlorës ka bërë të mundur mbrëmjen e djeshme bllokimin një furgon me një sasi të konsiderueshme me lëndë narkotike në qytet !

Blutë e Vlorës bëjnë me dije se në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se në qytet po qarkullonte një mjet i dyshuar se mund të transportonte lëndë narkotike, menjëherë u organizuan shërbimet përkatëse të narkotikëve të cilët bënë të mundur:

Rreth orës 22:30, në lagjen "Hajro Çakërri" pranë vendit të quajtur "Kuzum Baba" është konstatuar dhe bllokuar nga ana e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve një furgon tip Benz Mercedes, me targë AA 196 AI.

Nga kontrolli i ushtruar në këtë mjet, shërbimet kanë gjetur në mënyrë të sistemuar 46 pako të formave dhe përmasave të ndryshme të mbështjella me natriban dhe qese transparente, brenda të cilave ishin mbushur me material bimor në formë boçesh, e ngjashme si ajo e llojit Cannabis Sattiva.

Nga peshimi i lëndës narkotike, ka rezultuar se pesha e përgjithshme është prej 932 kilogramë, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale bashkë me furgonin.

Në lidhje me këtë ngjarje është shpallur në kërkim G.M, ku për arsye hetimi policia nuk ka bërë të ditur gjeneralitet e plota.

Ndërsa, vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë bashkëpunëtor të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat