Policia e Durrësit vë në pranga autorin e sherrit ku vdiqën dy persona

Kronikë e zezë

Policia e Durrësit vë në pranga autorin e sherrit ku vdiqën dy persona

Më: 24 maj 2017 Në ora: 10:53
Policia e Durrësit

Policia e Durrësit ka vënë në pranga autorin e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme ku mbetën të vdekur dy persona. 

Mësohet se është arrestuar Eduart Xhaferi, 54-vjeç, i cili dyshohet si autori i vrasjes së Lulzim Qamës, ku ky i fundit përpara se të vritej, vrau me thikë një person tjetër.

Njoftimi i policisë:

Më datë 23.05.2017, rreth orës 13:20, në fshatin Rrushkull, për motive të dobëta ka goditur më armë gjahu duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme shtetasin Lulzim (Qazim) Qama 35 vjeç, banues në Sukth i Ri, Durrës.

Si pasojë e një konflikti çasti për motive të dobëta Lulzim Qama ka goditur me thikë Yzedin Shallari 65 vjeç, banues në Durrës, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës.

Më pas Lulzim Qama ka goditur me thikë edhe Eduart Xhaferri, ku ky i fundit ka marrë armën e gjahut tip Shotgan 5, kalibri 12 mm, të cilën e kishte në mjetin e tij dhe ka qëlluar Lulzim Qama, nga brenda mjetit të tij tip Nissan.

Eduart Xhaferri në momentin që është goditur me thikë nga Lulzim Qama ka qenë brenda mjetit tip Nissan, ku edhe menjëherë ka marrë armën e gjahut dhe ka goditur Lulzim Qama.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes u sekuestruan në cilësinë e provave materiale mjetet e kryerjes së krimit, arma e gjahut tip Shotgan dhe thika.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat