Vrasja e dyfishtë në Vlorë, gjenden gjurmë biologjike në makinën e atentatorëve

Kronikë e zezë

Vrasja e dyfishtë në Vlorë, gjenden gjurmë biologjike në makinën e atentatorëve

Më: 26 maj 2017 Në ora: 17:32
Biznesmeni Mirvjen Hyseni dhe Drejtori ie OSHEE- së së Vlorës, Roland Saliu

Ekspertët kriminalistë kanë gjetur gjurmë dhe mbetje biologjike, në automjetin që dyshohet se është përdorur nga autorët e atentatit të dyfishtë në Vlorë mbrëmjen e së mërkurës.

Burime pranë Policisë së Shtetit i thanë Televizionit Klan se gjurmët dhe provat e gjetura janë fije flokësh që mund të çojnë në identifikimin e autorëve, që qëlluan mbi biznesmenin Mirvjen Hyseni dhe Drejtorin e OSHEE- së së Vlorës, Roland Saliu.

Me mbetjet biologjike, pritet që ekspertët të ndërtojnë edhe profilet gjenetike të autorëve, për t’i krahasuar më pas me ato të personave të dyshuar.

Në Institutin e Policisë po ekzaminohet edhe kallashnikovi i gjetur në mjetin u djegur në dalje të fshatit Panaja.

Autorët kanë qenë dy persona të maskuar që më pas hapën zjarr drejt tavolinës ku ndodheshin Hyseni dhe Saliu.

Lëvizjet e tyre mësohet se janë regjistruar nga kamerat e sigurisë së disa bizneseve të zonës. Ndërsa kamerat e barit të hotel Vlorës, ku ndodhi krimi nuk ishin funksionale. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat