Gjilanasi tenton ta dhunojë një femër, aksidentohet me vëllain e saj

Kronikë e zezë

Gjilanasi tenton ta dhunojë një femër, aksidentohet me vëllain e saj

Më: 29 maj 2017 Në ora: 10:38
Ilustrim

Një mashkull ka tentuar ta dhunoj një femër, por viktima kishte arritur të largohej.  Më pas vëllai i saj e kishte kuptuar rastin dhe ka futur të dyshuarin në veturë dhe duke u kacafytur kanë shkaktuar aksident trafiku.

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi.

“Një i dyshuar mashkull K/Shqiptar kishte tentuar ta dhunojë viktimën femër K/Shqiptare, mirëpo viktima kishte arritur që të largohet. Vëllai i viktimës gjithashtu i dyshuar pasi kishte kuptuar rastin kishte futur të dyshuarin në veturë dhe gjatë ngasjes ishin kacafytur mes veti, me ç’rast kanë shkaktuar aksident trafiku. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat